KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në përmbushje të pikës 1, të nenit 26, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut II, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që përmbushin kushtet minimale dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim për procedurën e lëvizjes paralele, për vendin e lirë të punës Drejtor Drejtorie në Drejtorinë e Subjekteve Zgjedhore, Mbikëqyrjes Financiare dhe Monitorimit të Fushatës njësia përgjegjëse shpall listën paraprake të kandidatëve që kualifikohen në fazën e intervistës me gojë, si më poshtë;

1. Pavlina DOÇAJ

Në mbështetje të nenit 22, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njoftojmë se:

Për procedurën “Pranim në Shërbimin Civil” për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive, për pozicionin Specialist në Sektorin e Koordinimit për Logjistikën Zgjedhore në Drejtorinë e Logjistikës në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

Për një informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al