Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26, VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu II, bëjmë njoftim për shpalljen e listës paraprake të verifikimit të kandidatëve, për 1 (një) vend të lirë, sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil, në pozicionin Specialist Finance, në Drejtorinë e Programimit dhe Monitorimit të Buxhetit, në Departamentin e Programimit dhe Administrimit të Buxhetit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:
1. Adelina Kastrati.
Konkurrimi i kandidatit të testimit me shkrim do të zhvillohet më datë 03.12.2025, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, po atë ditë pas vlerësimit me shkrim do të zhvillohet edhe intervista e strukturuar me gojë, në qoftë se kandidati grumbullon mbi 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku.