BASHKIA LEZHË, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 31 të
Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Raportit të Komitetit të
Pranimit dhe Ngritjes në Detyrë të datës 17.11.2025, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e
Bashkisë Lezhë, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbimin civil
për pozicionin:

1. Drejtor, Drejtoria e Projekteve Strategjike, Evropës, Migracionit, Diasporës, Komunikumit dhe Transparencës, Bashkia Lezhë – Kategoria II-2.

Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:

1. Znj. Vasilika Laska

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr.
243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës
dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Raportit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit për
shërbimin civil në Bashkinë Lezhë të datës 17.11.2025, Njësia përgjegjëse në Bashkinë Lezhë, në
përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se për pozicionin e shpallur për
konkurim:

1. Specialist, në Sektorin e Transportit, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Infrastrukturës, Trasnsportit dhe Mjedisit, Bashkia Lezhë, Kategoria IV-2.

Lista e kandidateve fitues është si më poshtë:

1. Z. Najet Ahmeti

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 31 të
Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Raportit të Komitetit të
Pranimit dhe Ngritjes në Detyrë të datës 17.11.2025, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e
Bashkisë Lezhë, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbimin civil
për pozicionin:

1. Përgjegjës Sektori, Sektori i Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore , Bashkia Lezhë – Kategoria III-3.

Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:

1. Z. Pavlin Zefi

Kandidatet që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me e-mail për rezultatet e arritura.