Në mbështetje dhe zbatim të pikës 7, neni 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikave 35 dhe 36, kreut III të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në vijim të fazës së dytë të vlerësimit të kandidatëve, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, njofton rezultatet e konkurrimit për procedurën e ngritjes në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese, për pozicionin, “Përgjegjës në Sektorin e Dekorimeve dhe Titujve të Nderit”, Drejtoria e Shtetësive, Dekorimeve dhe Titujve të Nderit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetësive dhe TIK.
Kandidati fitues shpallet z. Indrit Osmani, me 81 pikë.