Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut
II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të
Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për
përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në
shpalljen për konkurim për pozicionet:
1. Specialist Jurist, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Bashkinë Lezhë – Kategoria IV-2.
2. Specialist Jurist, Sektori i Ndjekjes dhe Zbatimit të Kontratave, në Drejtorinë Juridike, në Bashkinë Lezhë – Kategoria IV-2.
Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vleresimit sipas rendit alfabetik, janë:
1. Znj. Adelajda Ndoka
2. Z. Leonard Dushaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet, me datë 03.12.2025, ora 12:00, në ambientet e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve Lezhë, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më
shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.