KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25, VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu VII, pika nr. 9 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve së pranimit në shërbim civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin, Specialist Buxheti, Sektori i Buxhetit (kategoria ekzekutive, IV-1), në Drejtorinë e Programimit dhe Monitorimit të Buxhetit, në Departamentin e Programimit dhe Administrimit të Buxhetit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se;

Kandidate e kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së pranimit në shërbim civil në kategorinë ekzekutive, është:

Znj. Eriselda Sefa

Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 25.11.2025, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në të njëjtën ditë, më datë 25.11.2025, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.