Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Delvinë , në përfundim të afatit të pranimit të dokumentacionit për procedurën e ngritjes në detyrë , në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- 1 (Një) -Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit të Territorit (- Kategoria: III-2).
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.
Në zbatim të nenit 32 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit Nr. 118, datë 05/03/2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”,e ndryshuar me VKM-në nr.388, datë 06.06.2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM-në nr. 118, datë 05.03.2014,, në përfundim të afatit të pranimit të dokumentacionit për procedurën e ngritjes në detyrë për kategorinë e lartë drejtuese , në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- Sekretar i Përgjithshëm- Kategoria e pagës I- 5 -Bashkia Delvinë
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën me procedurën e konkurrimit.