Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 98, datë 13.10.2025, në përfundim të procesit;
KONSTATOI:
Për vendin e lirë të publikuar përkatësisht:
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Ekonomike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
1. Fiona Bilali
2. Florens Çela
3. Laert Mezani
4. Samuel Hajdini
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 19.11.2025, ora 10:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesa për rezultatet mund të bëhet brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit.