Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta sipas procedurës së ngritjes në detyrë, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Shef i Sektorit të Buxhetit, Drejtoria e Programimit dhe Monitorimit të Buxhetit, në Departamentin e Programimit dhe Administrimit të Buxhetit (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se;
-Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurrimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë, është:
-Ermelinda Neza
-Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 20.11.2025, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshilit të Lartë Gjyqësor.
Në të njëtën ditë, më datë 20.11.2025, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.