BASHKIA PUKË, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” (i ndryshuar), VKM-së nr.243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhen e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive,” në përfundim të procedures së konkurimit për lëvizjen paralele, shpallur me njoftimin nr.1512 prot. datë 02.09.2025, sipas detyrimit ligjor, ju dërgojmë për shpallje publike, listën e kandidatit fitues në konkurimin për pozicionin ”Specialist i tatim-taksave”, pranë Bashkisë Pukë.

NJOFTIM PËR LISTËN E FITUESIT PËR POZICONIN “SPECIALIST I TATIM-TAKSAVE”

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” (i ndryshuar), VKM-së nr.243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhen e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive,”, shpallim listën e fituesit për pozicionin e lirë “Specialist i tatim-taksave”, pas përfundimit të intervistës së strukturuar me gojë, zhvilluar me datë 06.11.2025, si dhe në përfundim të afatit 5-ditor për ankimim, konkludojmë:

1. Komiteti i Brendshëm për Lëvizjen Paralele, në përfundim të procedurës së intervistës së strukturuar me gojë, si dhe duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar, bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, (i ndryshuar), shpall fitues të lëvizjes paralele për pozicionin e punës “Specialist i tatim-taksave”, si më poshtë:

Z. Nail Alija…………………………………………….. 79.3 (pikë)