BASHKIA PUKË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhen e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive,” për procedurat e shpallura për konkurim për pozicionet:

  • “Specialistë turizmi’ ( dy pozicione të lira ) në Drejtorinë e Zhvillimit të Turizmit, kategoria e pagës IV-3
  •  “Inspektor” në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit, kategoria e pagës IV-3

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të publikuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet e mësipërme nuk ka kandidatura të përzgjedhura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicionet e mësipërme janë të hapura për procedurën e pranimit në sherbimin civil.