Në zbatim të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të VKM nr.242 datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në Vendimin nr.04 datë 09.01.2025 “Për ndryshimin e strukturës dhe rregullores së Bashkisë Durrës”, në Urdhrin nr.364 prot 12680, datë 20.10.2025 “ Për shpalljen e konkurimit për pozicionet e lira”, si dhe në Vendimin nr.121, prot 13494, datë 04.11.2025, si më poshtë gjeni listën e kandidatëve të përzgjedhur për procedurën e konkurimit të ngritjes në detyrë dhe nga jashtë shërbimit civil për pozicionet:
- Drejtor pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore
Kandidati i përzgjedhur është: Znj.Brunilda Gripshi.
Për pozicionin:
- Përgjegjës në Sektorin e Pronave Publike dhe Menaxhimit të Aseteve pranë Drejtorisë Ligjore
Për procedurën e ngritjes në detyrë nuk është paraqitur asnjë kandidat.
Vazhdon konkurimi për procedurën nga jashtë shërbimit civil.
Kandidati i përzgjedhur është: Z.Jetmir Pupla
Konkurimi do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë Durrës në datë 06.11.2025 ora 11.00.