KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 152/2013 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 96, datë 07.10.2025 për:

– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë ” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike;

– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Performancës, – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike;

Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

– Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

1. Alban Çekrezi

2. Albi Gjoka

3. Neritan Llanaj

– Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Performancës, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

1. Adriatik Paci

2. Alban Çekrezi

3. Albi Gjoka

4. Nosiana Burnazi

5. Emanuela Sako

6. Gabriela Duka

7. Rubin Rredhi

Testimi me shkrim për pozicionin: “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike, do të zhvillohet më datë 13.11.2025, ora 10:00 në ambientet e KLSH-së

Testimi me shkrim për pozicionin: “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Performancës do të zhvillohet më datë 13.11.2025, ora 12:00 në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.