Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II, Udhëzimit nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, ju njoftojmë se:
Në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Shef i Sektorit të Projekteve dhe Zhvillimit (kategoria e ulët drejtuese), në Drejtorinë e IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, rezulton se procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë të kandidatëve.
Për sa më sipër, vendi vakant i shpallur është i vlefshëm për vazhdimin e konkurimit nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.