Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 93, datë 03.10.2025 për:
-1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë/Specialist për Buletinin dhe Statistikat” në Departamentin e Metodologjisë, Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit Profesional – diplomuar minimumi në Master i Profesional në Shkenca Ekonomike, profili Statistika;
KONSTATOI:
Për pozicionin “Auditues i Parë/Specialist për Buletinin dhe Statistikat”, plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidati:
- Fjona Zotaj
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 05.11.2025, ora 10:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.