KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 90, datë 29.09.2025 për:

– Për 1 (një) vend në pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë” – të diplomuar jo më poshtë se niveli MSHC në Shkenca Juridike ose Shkenca Ekonomike;

Në përfundim të procesit të verifikimit,

 KONSTATOI:

 Për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë” plotëson kriteret për të vazhduar konkurrimin kandidati,

Xhesila Nano

Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 05.11.2025, ora 13:00, në ambientet e KLSH-së.