INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, VERIFIKIM PARAPRAK

Në mbështetje të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikave 7 dhe 9, kreu VII të vendimit nr. 243, datë 18.3.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:

  • “Specialist” në Drejtorinë e TIK, Drejtoria e Përgjithshme e Shtetësive dhe TIK, kategoria e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,

Nuk ka paraqitur kërkesë asnjë kandidat për vendin vakant, për procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë ekzekutive.

Në mbështetje të nenit 21 dhe 22 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe IV të vendimit nr. 243, datë 18.3.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

  • “Specialist” në Drejtorinë e TIK, Drejtoria e Përgjithshme e Shtetësive dhe TIK, kategoria e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,

Kualifikohet në fazën e dytë të konkurrimit, znj. Stela Dollaku.