KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 152/2013 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 86, datë 18.09.2025 për:

– 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Dytë në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Ekonomike.

– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike

Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

– 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Dytë në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

1. Sindi Dino

2. Samuel Hajdini

– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë dhe Pronës Publike; në përfundim të afateve për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë aplikim, si rezultat procedura mbyllet.

Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 27.10.2025, ora 10:30 në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.