Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, neni 26 dhe vendimit nr. 242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese” Sektori i Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Has njofton se:
Nga verifikimi i kryer pranë Bashkisë Has, rezulton se nuk është paraqitur asnjë aplikim për levizjen paralele, nga nëpunës civil të së njëjtës kategori, prandaj vazhdon proçedura për ngritjen në detyrë dhe pranimin nga jashtë shërbimit civil për pozicionet si më poshtë :
- 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, kategoria e pagës III-2.
- 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Financës, kategoria e pagës III-2.