BASHKIA LIBRAZHD, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr.152/2013 “ Për nëpunësin civil “ i ndryshuar, neni 26 dhe Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese “ Drejtoria e Burimeve Njerëzore pranë bashkisë Librazhd njofton se :

 

Nga verifikimi i kryer pranë Zyrës së Protokoll – Sekretarisë, rrezulton se nuk është paraqitur asnjë aplikim për levizjen paralele, nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori, prandaj vazhdon proçedura për ngritjen në detyrë dhe pranimin nga jashtë shërbimit civil për pozicionet si mëposhtë :

  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Informimit të Publikut dhe IT. Klasa III- Kategoria e pagës III- 2.
  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Turizmit. Klasa III- kategoria e pagës III- 2.
  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit të Pyjeve. Klasa III- Kategoria e pagës III-2
  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit të Tokave Bujqësore. Klasa III- Kategoria e pages III- 2.
  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Projekteve dhe Investimeve Publike. Klasa III- Kategoria e pagës III-2.
  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Buxhetit. Klasa III- Kategoria e pages III- 2 .
  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit Urban. Klasa III- Kategoria e pagës III-2.
  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve Sociale. Klasa III- Kategoria e pagës III- 2.
  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Mbrojtjes Civile. Klasa III- Kategoria e pagës III- 3.
  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Arsimit Kulturës Rinisë, Sportit. Klasa III- Kategoria e pagës III- 3.
  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë. Klasa III- Kategoria e pages III- 3.
  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit të Ushqimit. Klasa III- Kategoria e pagës III- 3.
  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse. Klasa III- Kategoria e pagës III-3.
  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit të të Ardhurave Vendore. Klasa III- Kategoria e pagës III-3.
  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Mbledhjes së të Ardhurave Vendore. Klasa III- Kategoria e pagës III-3.