Në mbështetje të nenit 21 dhe 22 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II dhe IV të vendimit nr. 243, datë 18.3.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, për pozicionin “Specialist” për Marrëdhëniet me Publikun në Sektorin e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun, Drejtoria e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun,
Kualifikohet në fazën e dytë të konkurrimit, znj. Ledi Salillari.
Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 26.9.2025, ora 10:00 dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 26.9.2025, ora 11:00, pranë ambienteve të Institucionit të Presidentit të Republikës.
Në zbatim të nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe kreut III “Ngritja në detyrë” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e ngritjes në detyrë në kategorinë e mesme drejtuese, për pozicionin, “Drejtor i Shërbimeve Administrative”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve,
Kualifikohet në fazën e dytë të konkurrimit, z. Bledi Çikopana.