BASHKIA PUKË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhen e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive,” për procedurat e shpallura për konkurim për pozicionet:

  • Specialist i emergjencave civile (një pozicion i lirë), Sektori i Emergjencave Civile, Drejtoria e Shërbimeve Publime dhe Emergjencave, Bashkia Pukë-kategoria IV-3.
  • Specialistë për Teknologjinë e Inforrmacionit dhe Komunikimi (dy pozicione të lira), Sektori i Komunikimeve Publike, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Çështjeve Juridike, Bashkia Pukë-kategoria IV-3.
  • Specialist i pagave dhe arkës (një pozicion i lirë), Sektori i Buxhetit dhe Financës, Drejtoria e Menaxhimit Financiar, Bashkia Pukë-kategoria IV-3.
  • Specialist i inventarizimit, normave të konsumit dhe monitorimit të kontratave (një pozicion i lirë), Sektori i Buxhetit dhe Financës, Drejtoria e Menaxhimit Financiar, Bashkia Pukë-kategoria IV-3.

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të publikuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet e mësipërme nuk ka kandidatura të përzgjedhura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicionet e mësipërme janë të hapura për procedurën e pranimit në sherbimin civil