INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe kreut II “Lëvizja paralele brenda së njëjtës kategori” të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Administrative”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve, nuk ka paraqitur kërkesë asnjë kandidat për vendin vakant, për procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë e mesme drejtuese.

Konkurrimi për vendin vakant “Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Administrative”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve, klasa e pagës II-1, niveli i kualifikimit 1, do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”.