Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 152/2013 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 81, datë 08.08.2025 për:
– Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë ” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore, – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike;
– Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë ” në Departamentin e Auditimit të Performancës, – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike;
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë ” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
1. Adriatik Paci
2. Admir Krrashi
3. Marko Kagjini
4. Neritan Llanaj
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë ” në Departamentin e Auditimit të Performancës, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
1. Admir Krrashi
2. Arlind Ahmetaj
3. Albi Gjoka
4. Emanuela Sako
5. Gabriela Duka
6. Gentjana Ndoka
7. Marko Kagjini
Testimi me shkrim për pozicionin: “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore, do të zhvillohet më datë 22.09.2025, ora 10:00 në ambientet e KLSH-së
Testimi me shkrim për pozicionin: “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Performancës do të zhvillohet më datë 22.09.2025, ora 12:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.