Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 1660 Prot, datë 15.08.2025 për lëvizjen paralele dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive “Specialist” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të afatit për dorëzim dokumentacioni për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil, Ju bën me dije se:
– Për pozicionin “Specialist” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë, kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:
znj. Kozeta Denaj
Vlerësimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohen më datë 24.09.2025, ora 10:00, në ambientet e institucionit të Këshillit të Qarkut Vlorë.