Në zbatim të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurës Administrative i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, në ligjin nr. 9780 datë 16.07.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozicioneve:
- 2 Inspektorë në Inspektoriatin e Mbrojtes së Territorit, Bashkia Korçë, Kategoria IV.2
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.