Institucioni i Këshillit të Qarkut Korçë, në zbatim të Kreut IV të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të VKM nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, ka përfunduar procedurën e verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe të kërkesave të veçanta të shpallura në procedurën e konkurrimit, për pozicionin: Specialist i Sektorit Juridik, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve.
Pas verifikimit paraprak, rezulton se kandidati i vetëm i paraqitur në këtë procedurë është i vlefshëm për konkurrim. Procedura e konkurrimit do të vijojë me fazën e vlerësimit me shkrim, vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Vlerësimi do të zhvillohet në ambientet e Këshillit të Qarkut Korçë, datë 19 Shtator 2025, ora 11:00.
Kandidati i cili plotëson kërkesat e veçanta të shpallura është:
-
Znj. Mikaela Gabeta