Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, në përfundim të procedurave të ndjekura për plotësimin e vendeve të lira në KLSH,
VENDOSI:
Për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Juridike”, procedura mbyllet pa fitues.
Ankesat për rezultatet të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit.