Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 79, datë 30.07.2025 për:
– 1 (një) vend vakant në pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse’’- diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Inxhinierike.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse’’ plotëson kriteret për të vazhduar konkurrimin kandidati,
Elton Bodini
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë.15.09.2025, ora 11:00, ndërsa intervista e strukturuar do të zhvillohet më datë.19.09.2025, ora 09:00 në ambientet e KLSH-së.