KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 78, datë 30.07.2025 për:

– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë/ Specialist” në Drejtorinë e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë – diplomuar minimumi në Master Profesional në Gjuhët e Huaja.

Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

Për pozicionin “Auditues i Parë/ Specialist” në Drejtorinë e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, plotësonë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

1. Ferdinand Dervishi

2. Manjola Kadisi

 

Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 15.09.2025, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.