Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr.242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kurbin në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, Lloji i diplomës “Shkenca Inxhinierike, profili Inxhinier Ndërtimi”, Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor” njofton se për pozicionet në përfundim të procedurave të ngritjes në detyrë të shpallura me njoftimin e datës 3414 Prot, datë 22.07.2025 për pozicionin e punës:
VENDOSI:
1. Kandidatët e paraqitur në konkurim Z. Altin Marashi, dhe Znj.Jonida Merlika nuk arritën pikët e nevojshme për të kaluar pragun e vlerësimit, ndaj pozicioni i punës mbetet vakant.
2. Konkretisht konkurrenti Z.Altin Marashi mori 57 pikë, ndërsa Znj.Jonida Merlika mori 54 pikë.
3. Pozicioni i punës “Përgjegjës Sektori”, Sektori i Planifikimit të Teritorit, Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Teritorit, do të rishpallet përsëri, sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin në fuqi.