BASHKIA KURBIN, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kurbin në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për

përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për grupin e pozicioneve të punës:

  • 1 “Specialist Kontabiliteti”- Sektori i Kontabilitetit, Drejtoria e Financës, kategoria e pagës IV-2.
  • 1 “Specialist Emergjencave Civile”- Sektori i Emergjencave Civile, Drejtoria e Shërbimeve Publike, kategoria e pagës IV-2.

 

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit. Në këto kushte, procesi i pranimit në shërbimin civil nuk mund të vijojë në fazat e mëtejshme dhe të mbyllet procedura e pranimit në shërbimin civil, për pozicionet e punës “Specialist Kontabiliteti”- Sektori i Kontabilitetit, Drejtoria e Financës, “Specialist Emergjencave Civile”- Sektori i Emergjencave Civile, Drejtoria e Shërbimeve Publike.