KUVENDI I SHQIPERISE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, nenit 21 dhe
32, “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë
e qeverisjes vendore” , vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014, “Për procedurat
e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të
nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, kreut III dhe VIII, po ju
përcjellim listen e rivlerësimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin për konkursin në
pozicionin “drejtor” në Shërbimin e Monitorimit të Institucioneve që Raportojnë dhe Informojnë
Kuvendin

Lista e rivlerësimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin për konkursin në pozicionin
“drejtor” në Shërbimin e Monitorimit të Institucioneve që Raportojnë dhe Informojnë Kuvendin
është si më poshtë vijon:

1. Znj. Aurela Bicja
2. Znj. Ilda Sallufi
3. Znj. Ornela Shapo

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga
kandidatët, konstaton se kandidatët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e
pranimit në kategorinë e nivelit të lartë drejtues për institucionet e pavarura.