Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu VII, pika 9 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, ju njoftojmë se:
Në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Specialist i Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, (kategoria ekzekutive IV-1) në Drejtorinë e Integrimit Europian, Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve të Huaja, në Departamentin e Shërbimeve Juridike, Integrimit Europian dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, rezulton se procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa kandidat fitues.
Për sa më sipër, vendi i lirë i shpallur është i vlefshëm për vazhdimin e konkurimit të hapur nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.