BASHKIA KURBIN, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kurbin në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për grupin e pozicioneve të punës:

· 1 “Specialist TIK”- Sektori i IT, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, kategoria e pagës IV-2.

· 1 “Specialist për Menaxhimin e Borxhit”- Sektori i Menaxhimit të Ardhurave dhe Veprimeve me Financën, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, kategoria e pagës IV-2.

Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit, është:

1. Serxho Marshaj

2. Majlinda Marku

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet Bashkisë Kurbin, Salla e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, me datë 29.08.2025 ora 10.00.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë Kurbin, Salla e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak me datë 02.09.2025 ora 10.00.