PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR, VEND I LIRE PUNE

Në mbështetje të nenit 22, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil, të kërkesave të veçanta dhe dokumentacionit të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin;

  •  1 (një) Specialist prokurimesh, në sektorin e buxhetit dhe prokurimeve, në drejtorinë e buxhetit dhe menaxhimit financiar, Kategoria ekzekutive, Klasa IV-1

Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:

  • 1. Lulzim Ajet Mataj

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 30.07.2025, ora 11:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 30.07.2025, ora 12:30, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.