Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 152/2013 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 67, datë 26.06.2025 për:
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Performancës – diplomuar minimumi në Master Profesional në Drejtësi.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Performancës, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
- Artiol Kanani
- Arlind Ahmetaj
- Daniel Mehmeti
- Merita Zotaj
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 28.08.2025, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.