KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, SHPALLJE FITUESI

Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Pranimit, bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, në përfundim të procedurave të ndjekura për plotësimin e vendeve të lira në KLSH,

VENDOSI:

– Për pozicionin e publikuar “Drejtor i Departamentit të Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja”, të shpallë fitues kandidatin:

Aldo Kume

– Për pozicionin e publikuar “Drejtor i Departamentit të Auditimit të Performancës”, të shpallë fitues kandidatin:

Aulent Guri

– Për pozicionin e publikuar “Drejtor i Departamentit të Sigurimit të Cilësisë dhe Zbatimit të Standardeve”, të shpallë fitues kandidatin:

Joniada Goçaj