Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në mbështetje të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar dhe të pikës 4, shkronja “b”, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njofton mbi shpalljen për lëvizje paralele dhe pranim në shërbim civil, për kategorinë ekzekutive, për pozicionin si më poshtë:
- 1 (një) Specialist për ekzekutimin e vendimeve penale”, në Sektorin e Ekzekutimeve Penale, Kategoria ekzekutive, Klasa IV-1