Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut IV, të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve për pranim në shërbim civil dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:
· 1 (një) Specialist në Sektorin e Metodikës dhe Standardeve, në Drejtorinë e Analizës dhe Standardeve – Klasa IV-1.
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
· Kozeta Cani
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 14.07.2025, ora 10:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 14.07.2025, ora 11:30, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.