INSTITUCIONI I AUTORITETIT PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT- VERFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Vendimit të Keshillit të Ministrave Nr.243, datë 18.03.2015, Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”.

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se:

Asnjë nga aplikantët nuk kualifikohet në fazen e dytë të procedurës të pranimit në shërbimin civil  për pozicionin; Specialist, Sektori i Digjitalizimit dhe Fotokopjes