BASHKIA KURBIN- VENDE TË LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Vendimin nr.503, datë 01.8.2024 Për disa ndryshime në vendimin nr.328, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore”, në Vendimin nr. 61, datë 23.12.2024 të Këshillit Bashkiak, “Për miratimin e pagës së punonjësve të Bashkisë Kurbin, Njësive dhe Institucioneve në varësi për vitin 2025”, Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr.06, datë 14.01.2025 “Për miratimin e strukturës organizative të Bashkisë Kurbin, Institucioneve dhe Agjensive në varësi dhe klasat e pagave për nëpunësit civile në Bashki dhe Njësitë Administrative për vitin 2025”, si dhe planin e rekrutimeve për plotësimin e vendeve vakante në shërbimin civil në Bashkinë Kurbin për vitin 2025 Nr.1597 Prot, datë 01.04.2025, Bashkia Kurbin shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet:

· 1 “Specialist për Asetet”- Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Aseteve dhe Statistikave, Drejtoria e Financës, kategoria e pagës: IV-2,

· 1 “Specialist Buxheti”- Sektori i Buxhetit, Drejtoria e Financës, kategoria e pagës: IV-2,

· 1 “Specialist i Veprimeve Financiare me Njësite Administrative”, Sektori i Kontabilitetit, Drejtoria e Financës, kategoria e pagës: IV-2,

· 1 “Specialist i Veprimeve me Thesarin”, Sektori i Buxhetit, Drejtoria e Financës, kategoria e pagës: IV-2,

· 1 “Specialist Strehimi”- Sektori i Strehimit, Drejtoria e Shërbimeve Publike, kategoria e pagës: IV-2.

· 1 “Administrator në Njësinë Administrative”, Sektori i Ndihmës Ekonomike dhe P.A.K, Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe Kujdesit Social, kategoria e pagës: IV-2.

· 1 “Administrator i Personave me Aftësi të Kufizuar” Sektori i Ndihmës Ekonomike dhe P.A.K, Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe Kujdesit Social, kategoria e pagës: IV-2.

· 1 “Specialist për Auditin e Brendshëm”, Auditi i Brendshëm, kategoria e pagës: IV-2.

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Erisa Palokaj, Miranda Aliaj, Marie Biba, Elmira Shqalsi