Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” të ndryshuar, në përfundim të afateve për dorëzimin e dokumentacionit për – 1 (një) vend në pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve” në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Juridike, të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 57, datë 05.06.2025, konstatoi se nuk është paraqitur asnjë aplikim, si rezultat procedura mbyllet.