BASHKIA KAMËZ, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave,

Burimet Njerëzore në Institucionin e Bashkise Kamez, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatet e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit, per pozicionet e siperpermendura jane:

– Per Pozicionin specialist Investimesh – Iljas Nesimi

– Per pozicionin specialist Kontrolli-Mbyllet pa Kandidat

– Per pozicionin specialist Planifikimi – Leonard Arapi

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Institucionit Bashkia Kamez në datën 04.07.2025 ora 10.00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me goje e cila do te zhvillohet me date 08.07.2025.