Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar,
kreut II dhe III të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e
vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, urdhrit nr. 36, datë
13.01.2025 “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil për vitin 2025” , njësia përgjegjëse
pranë Komisionit të Prokurimit Publik shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritje në detyrë
për pozicion:
1. Drejtor, në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës, në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: II-1 (1 (një) vend vakant)
Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar,
kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë
18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i
ndryshuar:, urdhrit nr. 36 datë 13.01.2025 “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil për
vitin 2025”njësia përgjegjëse pranë Komisionit të Prokurimit Publik shpall procedurën e lëvizjes
paralele, ngritjes në detyrë, pranim në shërbimin civil (vetëm 1 vend nga procedurat e
sipërpërmendura do jetë për pranim nga jashtë) për pozicion:
2. “Inspektor” në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-1, me profil ekonomist / jurist / inxhinier 2 (dy) vende vakante;
Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar,
Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë
18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, njësia
përgjegjëse pranë Komisionit të Prokurimit Publik shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe
ngritjes në detyrë për pozicionin:
3. Përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Publikimit në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës, në Komisionin e Prokurimit Publik –
Kategoria e pagës: III-1 (1 (një) vend vakant)
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar,
si dhe të kreut II, IV dhe VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015
“Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,
i ndryshuar, urdhrit nr. 36, datë 13.01.2025 “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil
për vitin 2025”, njësia përgjegjëse pranë Komisionit të Prokurimit Publik shpall procedurën e
lëvizjes paralele, dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:
4. “Specialist Publikimi” pranë Sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Publikimit në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës, në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria e pagës: IV-1, një vend vakant.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallje Specialist Publikimi Shpallje Përgjegjës IT Shpallje Inspektor (1) Shpallje Drejtor Drejtorie (2)