Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II,
të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të
Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e
kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim,
njofton se për pozicionin:
1. Përgjegjës Sektori, Sektori i Administrimit dhe Mbrojtjes së Pronave, Drejtoria e Administrimit të Aseteve dhe Kadastrës, Bashkia Lezhë-Kategoria III-2.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit të
kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të
shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të
përzgjedhura. Pozicioni i mësipërm është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë dhe
pranimit në shërbimin civil.
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të
Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, për procedurën e shpallur për
konkurim për pozicionin:
1. Specialist i Mbrojtjes së Fëmijëve, Sektori i Kujdesit Social dhe Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, Drejtoria e Shërbimit dhe Kujdesit Social, kategoria IV-2.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit
paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të
shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të
përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në
shërbimin civil