BASHKIA PRRENJAS, VERIFIKIM PARAPRAK

  • Specialist (Prokurimesh), në Sektorin Juridik dhe Prokurimeve,Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse
  • Specialist (për turizmin), në Sektorin e bujqësisë dhe administrimit të tokave bujqësore,Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik,Bujqësisë dhe Turizmit

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Prrenjas, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se :

-Proçedura e konkurimit për lëvizje paralele përfundon pa kandidatë të kualifikuar.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për proçedurën e ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbimin civil.