Kandidati që do të vazhdoj konkurrimin me procedurën “Lëvizja paralele”, në konkursin për
pozicionin “këshilltar -jurist” në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit
Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V –
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015, i
ndryshuar, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut
II, po ju përcjellim emrin e kandidatit që do të vazhdoj konkurrimin me procedurën, “Lëvizja
paralele”, në konkursin për pozicionin “këshilltar -jurist” në Shërbimin e Përafrimit të
Legjislacionit.
Kandidati që do të vazhdoj konkurrimin me procedurën “Lëvizja paralele”, në konkursin për
pozicionin “këshilltar -jurist” në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit është si më poshtë vijon:
1. Z. Hadit Kovaçi
Njoftim për përfundimin e procedurës “Lëvizja paralele” për konkursin në pozicionin
“këshilltar” në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare
Në zbatim të ligjit me nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V,
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese”,VKM-së me nr.242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira
në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut II, pikat 22, 25, 28 dhe 30, në konkursin për
pozicionin “këshilltar” në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare brenda afateve të përcaktuara
në njoftimin e datës 28.05.2025, nuk është paraqitur asnjë kandidatë.
Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”.