Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26, VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II dhe kreu III dhe Vendimin nr. 04 datë 28.02.2025 “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për kandidatët e tjerë jashtë shërbimit civil, për vitin 2025”, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbim civil, për kategorinë e ulët drejtuese (të tre procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:
- – 1 (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Përgatitjes së Dokumentacionit dhe Përfaqësimit Ligjor, Drejtoria e Shërbimeve Juridike dhe Përfaqësimit Ligjor, në Departamentin e Shërbimeve Juridike, Integrimit Europian dhe Marrëdhënie me Jashtë (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Njoftim per shpallje email, Shef Sektori Perg Dok. dhe Perfaqesimit Ligjor, 22 maj 25