Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut II, dhe III të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015 “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e Institucionit të Avokatit të Popullit :
Njofton:
Për pozicionin “Nd/Komisioner në Seksionin për Policinë, Shërbimin Sekret, Burgjet, Forcat e Armatosura dhe Pushtetin Gjyqësor “. Kategoria e pagës II – 1, ishte kualifikuar për Lëvizjen Paralele, Znj. Etrita Petriti, e cila nuk u paraqit në intervistën me gojë më datë 09. 04. 2025. ora 13:00 .
Për sa më sipër Komisioni vendosi, se nuk ka kandidatë për pozicionin e Lëvizjes Paralele.